Aeroplani ateron për rast emergjent,pasagjeri humb jetën

Një pasagjer në një aeroplani që ka udhëtuar nga Këlni drejt Nishit ka ndërruar jetë në aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”. Aeroplani ateroi në aeroportin e Beogradit pasi pasagjerit i është përkeqësuar gjendja gjatë fluturimit, konfirmuan sot për mediat e Beogradit mjekët e Ndihmës emergjente.

“Piloti ka denoncuar rast emergjent dhe ka marrë leje për aterim mbrëmë në orën 22:24. Reanimacioni kishte filluar. Ekipi ynë erdhi, mori pjesë në reanimim, por në fund mundi ta konstatojë vetëm vdekjen”, tha dr. Ivana Stefanoviq nga Ndihma Emergjente./ alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *