Sherr me thika në Vlorë
Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në lagjen 24 Maji në Vlorë, pas një sherri me thika.
Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi 30 vjeç janë dërguar më urgjencë në spitalin e Vlorës.
Sipas të dhënave, babai është jashtë rrezikut për jetë, kurse djali i tij është në gjendje të rëndë.


