I dashuri e sulmon fizikisht, e dashura e ther me thikë!

21 vjeçarja A.S nga Shtipi dyshohet se ka ther me thikë të dashurin e saj, 25 vjeçarin S.B pasi që më parë është sulmuar fizikisht. Lajmi bëhet i ditur nga ana e Policisë të cilët menjëherë e kanë arrestuar të dyshuarën për kryerjen e kësaj vepre.

I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shtip. Në koordinim me Prokurorin Publik, pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të ketë kallëzim penal adekuat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *