Privohen nga liria 12 persona për shkak të posedimit të drogës

12 persona janë ndaluar në aksion kontroll në objektet e hotelierisë në komunën Qendër me çrast droga është gjetur nga zyrtarët policorë nga njësitet për tregti të paligjshme droge dhe intervenim të policisë në SPB Shkup, si dhe nga Departamenti për kundërvajtje pronësore dhe delikuencën e të miturve në Njësinë për punë të brendshme Qendër dhe Bit Pazar.

Gjatë kontrollit janë privuar nga liria F.S.(21), B.L.(22), të dy nga Shkupi dhe D.Ç.(43) nga Republika e Turqisë, pasi u është gjetur marihuanë, G.N.(41), N.G. (32), D.S.(27), P.K.(24), H.V.(38), A.K.(37) dhe D.S.(23) të gjithë nga Shkupi dhe I.G.(42) nga Manastiri, pasi u është gjetur dhe konfiskuar kokainë, dhe TT.(25) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur marihuanë dhe amfetaminë, njofton MPB.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj të arrestuarve do të bëhet kallëzimi përkatës./alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *