Pollozhani: E papranueshme që njoftimet e “Mbrëmjes Strugane të Poezisë” vetëm në gjuhën maqedonase 👇
E papranueshme që “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, një institucion dhe manifestim me përmasa ndërkombëtare që financohet nga të gjithë qytetarët, vazhdon të publikojë ftesa dhe njoftime vetëm në gjuhën maqedonase.
Struga është qytet multietnik dhe përjashtimi i gjuhës shqipe nga komunikimet zyrtare përbën mungesë respekti ndaj shqiptarëve dhe shkelje të frymës së ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Është paradoksale që një manifestim që promovon dialogun mes kulturave dhe popujve të ndryshëm, nuk arrin të respektojë gjuhën e një pjese të madhe të qytetarëve të qytetit ku organizohet.
Respektimi i gjuhës shqipe nuk është favor, por detyrim.
Po aq e papranueshme është edhe heshtja e Komunës së Strugës përballë kësaj çështjeje. Presim që Komuna të reagojë me të njëjtin standard dhe të kërkojë respektimin e gjuhës shqipe në çdo aktivitet publik që zhvillohet në Strugë dhe financohet me mjete publike.



