Mexhiti: Ekziston mundësia që Ziadin Sela t’i bashkohet Qeverisë
Njëri nga liderët e VLEN-it dhe kryetar i Komunës së Çair, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ekziston mundësia që lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, t’i bashkohet shumicës qeveritare.
Në një intervistë për TV24, Mexhiti theksoi se komunikimi me Selën po zhvillohet në nivele të ndryshme dhe se dera mbetet e hapur.
“Ekziston një mundësi që Ziadin Sela të bashkohet me Qeverinë. Dera është hapur dhe komunikojmë në nivele të ndryshme”, deklaroi ai.
Mexhiti paralajmëroi gjithashtu ndryshime në kuadër të rikonstruimit të ardhshëm të Qeverisë, duke përfshirë rotacione kadrovike dhe riorganizim të disa resorëve. Ai shtoi se VLEN nuk ka kundërshtim që Arben Fetai të vazhdojë të jetë pjesë e ekzekutivit.
Duke komentuar akuzat e Bashkimi Demokratik për Integrim për ndërtime të paligjshme, Mexhiti u shpreh se, nëse ekzistojnë prova për parregullsi në tenderin e Pazarit të Vjetër, ato duhet të dorëzohen në institucionet kompetente.
Ai theksoi se projekti, me vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh, është realizuar përmes një procedure të rregullt dhe ligjore. Gjithashtu, ai shtoi se objektet pa leje në Çair po rrënohen, duke kritikuar ish-kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska.

