Uragani “lan” godet Karolinën e Jugut
Cikloni post-tropikal Ian ka goditur tashmë Karolinën e Jugut në SHBA pas një shkatërrimi vdekjeprurës në Florida. Gati 200,000 shtëpi dhe biznese në Karolinën e Jugut mbetën pa energji elektrike të premten në mbrëmje.
Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se epiqendra e Ianit mbërriti në breg të premten pasdite pranë qytetit Georgetown, me një shpejtësi maksimale erërash prej 140 kilometrash në orë. Përmbytjet parashikohet të vazhdojnë në të gjithë rajonin, përfshirë Florida, për ditë të tëra.
Zyrtarët e Karolinës së Jugut, Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut u kanë bërë thirrje banorëve të përgatiten për kushte të rrezikshme. Të premten, makinat nuk u lejuan të qarkullonin në Qarkun Charleston, të Karolinës së Jugut dhe Aeroporti Ndërkombëtar në Charleston u mbyll për shkak të erërave të fuqishme./Balkanweb/.


