Vazhdojnë ndihmat për Ukrainën, Banka Botërore i jep 530 milion dollarë ndihma shtesë
Banka Botërore ka thënë se do të ofrojë 530 milionë dollarë shtesë në mbështetje për Ukrainën, duke e çuar ndihmën totale nga banka në 13 miliardë dollarë.
Ndihma mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar (500 milionë dollarë) dhe Danimarka (30 milionë dollarë), tha Banka Botërore në një deklaratë.
Analiza më e fundit e Bankës Botërore vendos koston totale afatgjatë të rindërtimit dhe rimëkëmbjes në Ukrainë gjatë tre viteve të ardhshme në mbi 100 miliardë dollarë, tha Arup Banerji, Drejtor Rajonal i Bankës Botërore për Evropën Lindore./Balkanweb/.


