Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm rreth orës 5 në Bul. Çlirimi.
Siç raporton portali Porta.mk, në aksident është përfshirë një veturë Mercedes me targa shqiptare, e cila ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar nën një urë në afërsi të një pompe të benzinës lokale.
Pas aksidentit, në terren kanë dalë ekipe të MPB-së, të Qendrës Mjekësore, ndërsa për shkak të mosqasjes dhe dëmtimit të automjetit është kërkuar ndihmë edhe nga Zjarrfiksit e Kërçovës.
