Tensione në BBVIP Kosova: Banorja kërkon largimin nga gara, produksioni nuk e lejon
Një situatë e pazakontë dhe e tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga gara.
Momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit, ku ajo është dëgjuar duke bërtitur “më lini të dal”, deklaratë që ka ngritur pikëpyetje për një përplasje të mundshme me produksionin.
Tensioni është reflektuar edhe te banorët e tjerë, pasi zërat janë dëgjuar në ambientet e përbashkëta. Në oborr, Londrimi, Dolçe dhe Benita e kanë komentuar situatën me habi dhe pasiguri, ndërsa transmetimi është ndërprerë papritur, duke shtuar më tej kureshtjen e publikut.

