LSM paralajmëron protesta dhe grevë të përgjithshme për paga më të larta
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë protestat deri në realizimin e kërkesave për pagë minimale 600 euro dhe rritje prej 100 euro për të gjitha pagat. Sindikalistët theksojnë se nuk do të zmbrapsen nga presionet dhe paralajmërojnë bllokimin e deputetëve, si dhe grevë të përgjithshme 24-orëshe.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria do të mbështesë çdo marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve për paga më të larta, duke theksuar se për pagën minimale duhet respektuar ligji.
Ndërkohë, LSDM-ja opozitare njoftoi se do të dorëzojë propozime ligjore për rritjen e pagës minimale në 600 euro, rritje prej 100 euro për pagat e tjera dhe ngrirjen e pagave të funksionarëve.

