Rikthehen në punë 7 shqiptarët e larguar nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Pas një muaji, shtatë shqiptarët që ishin larguar nga vendet e tyre të punës në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e udhëhequr nga Ivan Stoilkoviq, janë rikthyer në detyrat e tyre.

Largimi i tyre kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa tashmë është konstatuar se vendimi për shkarkim ka qenë i pabazë dhe i padrejtë. Vendimi për rikthimin e tyre në punë është marrë nga Agjencia e Administratës.

Pas këtij vendimi, të punësuarit kanë të drejtë të nisin procedura gjyqësore dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar gjatë periudhës sa kanë qenë të larguar nga puna.