Taravari: (V)LEN u demaskua përfundimisht. Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.

(V)LEN u demaskua përfundimisht. Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. Këtë e konfirmoi sot publikisht Kryeministri Mickoski, duke rrëzuar çdo premtim të shitur si “rrugë e sigurt drejt BE-së”.

Rrugët drejt Brukselit, në vend që të hapen, po betonohen çdo ditë e më shumë. Integrimi evropian po shndërrohet në një epope pa fund, ndërsa realiteti politik po e mban vendin të bllokuar në vendnumëro.

Në këtë situatë, qytetarët po bllokohen, izolohen, varfërohen, po humbin shpresën dhe po paguajnë çmimin e një paaftësie të thellë politike. Shqiptarët, në veçanti, po paguajnë faturën e impotencës politike të (V)LEN-it, i cili premtoi ndryshim, por prodhoi vetëm heshtje dhe nënshtrim.

Koha e alibive ka mbaruar. Koha për veprim është tani…