MPB: Dy shtetas gjeorgjianë kapen me qëndrim ilegal në zonën e Strugës

Dy migrantë nga Republika e Gjeorgjisë janë gjetur në afërsi të Strugës. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë natës, rreth orës 00:20, në rrugën rajonale Radozhdë–Strugë, janë privuar nga liria J.K. (42) dhe P.T. (41), të dy shtetas gjeorgjianë.

Nga veprimet e ndërmarra është konstatuar se ata kanë hyrë ilegalisht dhe kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës janë ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme.