Debat i ashpër mes Limit Hotit dhe Albës Pollozhani: akuza, tension dhe lot
Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin, ku nuk kanë munguar akuzat, fjalët e rënda dhe emocionet e forta.
Gjatë përplasjes verbale, Lim Hoti ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Albës, duke deklaruar se ajo nuk mban kontakte me prindërit e saj dhe se, sipas tij, nuk ka marrë kurrë këshilla prej tyre.
“Ti s’ke kontakt me mamin dhe babin. Çfarë mami e babi po flet ti? Kurrë nuk ke marrë këshilla prej tyre. Unë po ta them,” është shprehur ai gjatë debatit.
Situata është tensionuar edhe më shumë kur Hoti e ka quajtur Albën “të pamoralshme”, duke përmendur edhe emrin e Ludo Lee, për të cilin ai pretendon se Alba ka shfaqur interes.
“Loja jote është e djegur. Ti je false. Po të mos ishin kamerat, nuk do të të interesonte kush është i martuar apo jo. Je e pamoralshme,” janë disa nga deklaratat e tij.
Pas këtyre fjalëve, Alba Pollozhani ka shpërthyer në lot dhe i ka kërkuar llogari Limit për akuzat dhe deklaratat e rënda që ka bërë ndaj saj.
Debati ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka befasuar publikun për ashpërsinë e gjuhës së përdorur.

