Bedri Hamza fton qytetarët që të dalin të votojnë 👇
“Bashkë me familjen e shfrytëzuam të drejtën për të votuar, ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë, vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë, ditë e mirë, qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk kam ndonjë informacion për ndonjë problem. Uroj të mos ketë”, tha Hamza.

