Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Spitalin Modular të Tetovës, reagon ashpër ish drejtori Ekonomik Artan Etemi
“Drejtësi selektive, me motive politike dhe etnike, ky është përshkrimi im për aktgjykimin e gjykatës së Apelit në Gostivar.
Eshtë selektive sepse që në filim nuk u ngrit procedurë ndaj atyre që porositën,ndërtuan dhe mbikqyrën ndërtimin e Spitalit Modular ( ne e pranuam si donacion nga Ministria e Shëndetêsisë).
Dështimi institucional në rastin e Koçanit riti presionin politik ndaj gjykatave të cilët ranë pre e këtyre presioneve, prandaj është edhe politik.
Është etnik sepse të akuzuar jemi vetëm dy Shqiptarën dërsa ministri Filipçe, A thua vallë pse!? Ndërsa firma ndërtuese “Brako” e Angjushevit as që u hetuan sepse i mbrojti dikush.
Rrugëtimi i RMV drejt BE dhe partneriteti me SHBA është rrugë e vetme dhe pa alternativë ku do reformohej gjyqësori me besueshmëri 2%” ka shkruar Artan Etemi.

