Spitali modular në Tetovë, Apeli dyfishon dënimet për ish-drejtorët: 3 vjet burg për secilin
“Aktgjykimi është ndryshuar në pjesën e vendimit për sanksionin penal dhe në pjesën e vendimit për kërkesën pasurore-juridike, ashtu që të pandehurit F.B. dhe A.E., të cilët me aktgjykimin e shkallës së parë janë shpallur fajtorë për veprën penale Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej nga 3 vjet secili, ndërsa personi juridik Qendra Klinike – Tetovë, që me aktgjykimin e shkallës së parë është shpallur fajtor për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është dënuar me gjobë prej 1.300.000 denarë”, thonë nga Gjykata e Apelit në Gostivar.

