Tra*gjedi në Kërçovë: Foshnja njëvjeçare ndërron jetë në spital

Мё 23.11.2025, në orën 22:10, në Sektorin për Punë të Brendshme ё Kërçovë është raportuar se në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetesore një foshnjë e lindur në vitin 2024, e cila, pavarësisht ndihmës mjekësore të ofruar dhe reanimimit të kryer, ka ndërruar jetë.

Stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi eshtë dërguar për autopsi, informoi mëngjesin e sotëm për mediat zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, z.Stefan Dimoski.