Aksident në rrugën Strugë–Dibër, lëndohet rëndë 76-vjeçari nga Struga

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 9 nëntor 2025, rreth orës 18:15, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën rajonale Strugë–Dibër, pranë vendit të quajtur “Livadhet e Labunishtes”.

Sipas MPB-së, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga F.Ç. (76) nga Struga, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime të rënda te shoferi.

I lënduari është transportuar në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Strugës ka kryer inspektim në vendngjarje dhe aktualisht po përcaktohen shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.