Presidentja Osmani: Balotazhi po aq i rëndësishëm sa rundi i parë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit të saj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deklaroi para mediave se balotazhi është po aq i rëndësishëm sa rundi i parë, pasi qytetarët vendosin përfundimisht se kush do t’i udhëheqë komunat në katër vitet e ardhshme.
“Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për faktin se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike. Jam besimplotë se edhe sot do të zhvillohet një proces i rregullt, ku secili qytetar do ta ushtrojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha Osmani.
Ajo theksoi se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është themel i forcimit të demokracisë dhe u bëri thirrje të gjithëve të votojnë me përgjegjësi dhe qetësi.

