Aksion i madh bastisjesh në Shkup për korrupsion – bastisje në disa lokacione nën drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar
Një aksion i madh bastisjesh është zhvilluar sot në Shkup dhe në disa qytete të tjera të vendit, nën drejtimin e Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPThNKOK), njofton TV21.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria, bastisjet lidhen me dyshime për kryerjen e veprave penale me natyrë korruptive.
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik të PPThNKOK, për momentin përmbarues nga Qendra Hetuese e Prokurorisë dhe njësitet e MPB-së po kryejnë bastisje në më shumë lokacione nëpër shtet, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për vepra penale të natyrës korruptive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje rreth personave apo institucioneve të përfshira në këtë aksion, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.
📍Burimi: TV21

