Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet
“Sot votova me bindjen dhe përkushtimin e një njeriu që beson thellë në rrugën e paqes, barazisë dhe dinjitetit.
Votova për një ditë me dinjitet, për një të ardhme ku çdo qytetar ndjehet i barabartë dhe i respektuar në vendin e vet.
Vota është përgjegjësi, është besim dhe është detyrim ndaj brezave që vijnë”, deklaroi Ahmeti pas votimit.

