Kë duhet të votojnë struganët? – Një bisedë nga z.Xhelal Dani që shpjegon shumë për kandidaturat në Strugë

Kë duhet të votojnë struganët?!

Duke pirë kafe me një eksponent politik të VLEN-it u nisë biseda edhe për zgjedhjet lokale në Strugë. Nisëm të flasim edhe për Mendi Qyrën, kandidatin e “pamvarur” (kamdidatin e VMRO-së dhe VLEN-it) për kryetar Komunës së Strugës. Pyetjes sime, përse kandidati i “pamvarur“ (pra, kandidati i VMRO-së dhe VLEN-it) nuk ka pranuar, apo thënë më mirë nuk ka guxuar, të kandidon si i propozuar nga ndonjë parti politike apo koalicion politik shqiptar, eksponenti i VLEN-it nuk dëshironte, ndoshta edhe nuk dinte t’i përgjigjej drejtë. Sepse, përgjigja e vetme dhe e saktë është, mbasi ai nuk ka guxuar nga VMRO-ja. Gjatë bisedës i kërkova të bënë një krahasim direkt dhe konkret ndërmjet kandidatëve të raundit të dytë. Pra, ndërmjet doktorit (Dr. Arsim Dalipit) dhe kandidatit të “pamvarur” (Mendi Qyrës)! Përgjigja e tij ishte shumë interesante! Unë kisha para vetes një shishe uji me gaz. Ai e mori shishen e ujit dhe më tha: “Doktori është si kjo shishja, jo prej qelqi por prej ari, por për fat të keq e vendosur në gajbe (në shqip arkë) të kalbur!” Kurse, unë i thash dhe i’a vërtetova, se doktori me të vërtetë është flori! Duke vazhduar më tutje e sqarova, se Dr. Arsim Dalipi është kandidat i AKI-së i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët me kryetar zotëri Ziadin Selën si pjesë e këtij koalicioni. Pra, Aleanca për Shqiptarët nuk është arkë, apo siç i thoshte ai, gajbe e kalbur, por ndër vite ka qenë dhe vazhdon ende të jetë shpresa për ndryshim të vërtetë! Dhe jo rastesisht, Aleanca për Shqiptarët propozon një kandidat që është flori, sepse vetëm nga floriri nxirret flori. Kurse nga ana tjetër mundet edhe shishja edhe arka janë të kalbura! Pra, kurrësesi nuk mund të krahasohet vlera shumë e lartë floririt me vlerën e gjithëçkaje, që është e kalbur! Pra kaq sa i takon kandidatëve për kryetar të Komunës së Strugës!