Arben Taravari nga Struga: Arsim Dalipi do të udhëheqë komunën pas fitores më 2 nëntor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me disa bashkëpartiakë, qëndroi sot në Strugë për të dhënë mbështetje kandidatit të Aleancës për Kombin dhe Integrim (AKI), Dr. Arsim Dalipi, i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Mendy Qira, raporton Top24.

“Nuk ka asnjë dyshim që komuna e Strugës do të udhëhiqet nga Dr. Arsim Dalipi – një mjek i dëshmuar dhe një njeri me vizion të qartë për zhvillimin e Strugës. Dr. Arsimi, së bashku me Valbonin, Isenin, Besnikun dhe Bajramin, do të jenë kurora e fitores së 2 nëntorit,” u shpreh Taravari gjatë vizitës së tij në Strugë.