Tensione në Kërçovë: Njësi speciale patrullojnë qytetin, banorët të shqetësuar

Kërçovë, 18 tetor 2025 – Njësi të shumta të forcave speciale janë parë duke patrulluar në rrugët e qytetit të Kërçovës vetëm disa orë para fillimit të zgjedhjeve lokale, duke shkaktuar shqetësim dhe pasiguri tek banorët, raporton Top24.

Sipas dëshmive të qytetarëve, prania e madhe e policisë ka krijuar një atmosferë tensioni, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar komente të shumta nga banorët që thonë se “qyteti duket si në gjendje lufte dhe jo në prag zgjedhjesh”.

Forcat e sigurisë nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi arsyen e pranisë së tyre të shtuar në qytet, por burime jozyrtare theksojnë se masat janë marrë për parandalimin e çdo incidenti të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kërçovë, ashtu si në gjithë vendin, pritet të mbahen nesër, më 19 tetor 2025.