Mjeku Zekirija Shaini mohon përfshirjen e bashkëshortes në atentatin në Kumanovë

Mjeku Zekirija Shaini ka reaguar pas njoftimeve fillestare të autoriteteve për përfshirje të mundshme të bashkëshortes së tij në incidentin e armatosur në Kumanovë, ku ai vetë mbeti i plagosur.

Në një deklaratë për TV21, Shaini i quajti këto njoftime “shpifje të pastra”, që sipas tij, synojnë të dëmtojnë reputacionin personal, familjar dhe profesional.

“Tërësisht i hedh të pabaza dhe të pavërteta pretendimet se pas këtij akti qëndron zonja ime, Arjeta Adili. Andaj urgjentisht kërkoj nga organet hetuese që të sqarojnë situatën rreth zonjës time të përfshirë në këtë rast nga ana e tyre”, tha Shaini.

Ai shtoi se prapa atentatit nuk qëndron bashkëshortja e tij, duke kërkuar që hetimet të zbardhin plotësisht rastin.