Autori i vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi mbërrin në polici me pranga në duar

Ky është momenti kur autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Elvis Shkambi, dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë me pranga në duar.

Pamjet janë siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas burimeve, 30-vjeçari autori kishte hyrë në sallën e Gjykatës së Apelit, duke kaluar sistemin e sigurisë, dhe në momentin kur gjyqtari shpalli vendimin — që ishte në favor të palës tjetër në proces — ai e qëlloi me armë zjarri katër herë, ku tre plumba e goditën në gjoks.

I riu ndodhej në sallë për të shoqëruar xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, në një seancë gjyqësore që lidhej me një çështje pronësie në Shkodër.

Në deklaratën e dhënë në komisariat, autori nuk ka shfaqur pendesë, duke pranuar krimin dhe duke pohuar se e kreu “pasi familjes i ishte bërë padrejtësi”. Top Channel/