Vjosa Osmani takohet me Donald dhe Melania Trump në Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi nga ndeja e organizuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në foto shihet edhe Zotriu i Parë, Prindon Sadriu, si dhe Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump.
Edhe pse ishte një takim protokollar, Osmani ka theksuar se biseda me presidentin Trump ishte “e gjatë dhe përmbajtjesore”:
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi për rolin e pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij për paqe.”
Osmani shtoi se miqësia dhe aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm i Kosovës:
“Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse aty rreh zemra e lirisë sonë.”

