🌟 Riola, vajza e Remzie Osmanit, rikthehet në Instagram

Riola, vajza e këngëtares së njohur Remzie Osmani, ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes publike dhe mediave, ndonëse dikur pati një tentativë për të ndjekur rrugën e muzikës.

Së fundi, ajo është rikthyer në Instagram me një video ku shihet së bashku me nipin dhe mbesën, duke dëgjuar një këngë të Yll Limanit, shkruan Kosovarja.

📲 Postimi i saj ka tërhequr shumë interes nga ndjekësit, pas një periudhe të gjatë mungese.