Vrapçisht: Kandidatët firmosin Kodin për zgjedhje të ndershme

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente.
👉 Shabani e cilësoi aktin si zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike.
📢 Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të marrin pjesë masivisht në votime:
“Ky nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike.”

