Erion Veliaj shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës

Këshilli i Ministrave ka miratuar shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kreut të Bashkisë Tiranë, post që ai e mbante që nga viti 2015. Vendimi vjen pas mungesës së tij që nga 10 shkurti, kur u arrestua dhe ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

👉 Sipas Kushtetutës, Veliaj ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Deri atëherë, kryeministri Rama do të njoftojë Presidentin e Republikës për vakancën.

Ndërkohë, SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

13 akuza rëndojnë mbi Veliajn, 12 akuza ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Hetimet tregojnë se çifti, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të paligjshme në para dhe pasuri të paluajtshme nga kompani dhe organizata, të cilat më pas kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

/Alsat.mk