Ahmeti nga Haraçina: 19 tetori do të jetë dita e kthesës dhe rikthimit të dinjitetit shqiptar

Në Haraçinë, të cilësuar si “zemra e qëndresës shqiptare”, sot është hapur shtabi komunal i Aleancës Kombëtare për Integrim, në një atmosferë të zjarrtë dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Kryetari i AKI-së, Ali Ahmeti, e cilësoi këtë mobilizim si shenjë të qartë të një fitoreje të madhe që po afron.
🗣 “Nga Haraçina, zemra e qëndresës dhe krenarisë shqiptare, sot nisi rruga drejt triumfit të 19 tetorit. Populli shqiptar është i vendosur të zgjedhë përfaqësuesit e vet, e jo më me vasalë e hyzmeqarë”, u shpreh Ahmeti.
Ai tha se mobilizimi kombëtar është evident dhe se partia e tij do të triumfojë jo vetëm në Haraçinë, por në mbarë vendin.
“19 tetori do të jetë dita e kthesës dhe rikthimit të dinjitetit shqiptar”, deklaroi Ahmeti para simpatizantëve.

