đ„ Zjarr masiv nĂ« Antalia, evakuohen turistĂ«t dhe banorĂ«t
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën turistike të Belekut në Antalia, duke detyruar evakuime urgjente nga hotelet dhe vendosur autoritetet në gjendje të lartë gatishmërie.
đ Pamjet amatore treguan skena dramatike tĂ« evakuimeve gjatĂ« natĂ«s, ndĂ«rsa flakĂ«t pĂ«rhapeshin me shpejtĂ«si tĂ« ndihmuara nga erĂ«rat e forta.
Mediat turke raportojnë se një tjetër vatër është ndezur midis Kundusë dhe Belekut, duke krijuar një front të ri zjarri, i cili fillimisht kërcënoi serat me luleshtrydhe dhe më pas u drejtua drejt bregdetit, duke rrezikuar resortet dhe banesat bregdetare.
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar:
800 zjarrfikës, 14 avionë, 20 helikopterë.
Ndryshimi i shpejtë i drejtimit të erës po e bën ndërhyrjen tepër të vështirë dhe e bën të paparashikueshme rrugën e zjarrit.
Evakuimet në resortet turistike dhe shtëpitë private po vazhdojnë, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar se prioritet mbetet mbrojtja e jetës së banorëve dhe vizitorëve në rajonin e Antalias.


