Edi Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar 👇🏻

Kjo javë do të shënojë dy ngjarje të rëndësishme politike. Të enjten, më 11 shtator kryeministri Rama do të prezantojë qeverinë e re ndërsa një ditë më pas do konstituohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Kështu, një ditë pas, më 12 shtator pritet të mblidhet kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Të premten, parlamenti do të zhvillojë dy seanca. Njëra prej tyre do të jetë paradite ku do të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve dhe më pas sërish në të njejtën ditë pasdite do të rikthehen për të bërë betimin 140 deputetët si edhe do të zgjedhet kryetari i kuvendit.