Haga sjell vendim për Thaçin 👇🏻
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka vendosur kufizime për vizitat e ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, duke përfshirë 11 individë në çështjen lidhur me administrimin e drejtësisë.
Prokuroria Speciale kishte kërkuar që vizitat të ndaloheshin vetëm për tre vëllezërit e Thaçit, por vendimi i fundit ka përfshirë gjithsej 11 individë. Në mesin e tyre janë Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve janë redaktuar.

