Paralajmërohen protesta të tjera në Beograd 👇🏻
Protesta të reja të mëdha janë paralajmëruar për SONTE në rrugët e Serbisë, në të gjitha qytetet kryesore.
Dje, në Novi Sad dhe Beograd shpërthyen përleshje të dhunshme. Mbështetës të Partisë Progresive Serbe (PPS) dhe Aleksandar Vuçiç dolën në rrugë, të maskuar dhe të armatosur me shkopinj gome. Protestuesit antiqeveritarë u sulmuan me fishekzjarre, si dhe pati përleshje midis policisë dhe protestuesve.

