Mospërputhje e çmimeve në raft e arkë, dënohen marketet
Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka.
Në njoftim thuhet se pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka.
“Apelojmë te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka”, thonë nga Drejtoria e Inspeksionit.
Ata tregojnë se inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba në vlerë rreth 400 euro dhe se parregullsitë e tilla nuk do të lejohen./Alsat

