Kryeministri Rama i vendosur,nuk ka më tolerime për ndërtime pa leje

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk do të ketë tolerime për ndërtimet pa leje.

Në konferencën për bilacin vjetor të turizmit, Rama deklaroi se aksioni që ka nisur është shumë serioz dhe askush nuk ka për të gëzuar 1 metër katror që ka përfituar jashtë lejes.

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Ajo që kemi nisur është shumë serioze dhe nuk do të ndalet dhe askush nuk ka për ta gëzuar 1 metër katrorë që ka përfituar jashtë lejes. Do ta zgjedhin vetë se çfarë do të bëjnë, do t’i dhurojnë, do t’i blejnë me çmimin e tregut plus të indeksuar, se gjobën do ta paguajnë, apo do ju konfiskohen fare. Aspektet penale të çështjes ato janë punët e tyre me drejtësinë”, u shpreh Rama./Euronews/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *