Shansi i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës!

Nesër do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive për të 52-ën herë dhe kjo mund të jetë edhe seanca e fundit brenda këtij afati të caktuar nga Kushtetuesja.

Për këtë, ambasadorët e huaj në vend, të cilët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për dalje nga ngërçi, do të shkojnë në seancë.

“Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, ka njoftuar ambasada gjermane.

Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi që e nxori në qershor obligoi deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve. Megjithatë, s’tregoi se çfarë pasoja juridike do të kenë ata për moskryerjen e obligimit të tyre ligjor.