Nga Italia në Vlorë me not, Eva Buzo rikthehet pas një viti për të përfunduar sfidën e saj

Eva Buzo sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer pas një viti për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.

Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.

Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *