70-vjeçarja nga Manastiri bie pre e mashtrimit: i marrin 20 mijë euro me skenar të rremë për “operacion të vajzës”

Më 3 dhjetor 2025, rreth orës 10:19, një 70-vjeçare nga Manastiri ka raportuar në SPB Manastir se është mashtruar për shumën prej 20,000 eurosh. Sipas kallëzimit, një person i panjohur e ka telefonuar duke i thënë se vajza e saj kishte rënë nga shkallët, kishte thyer nofullën dhe këmbën dhe se i duheshin vendosur shufra ari. Duke besuar në këtë histori, gruaja ka lënë paratë në vendin e caktuar nga mashtruesi.

Vetëm pasi ka kontaktuar vajzën e saj më vonë, ajo ka kuptuar se kishte rënë pre e mashtrimit. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.