Zbulohet peshku me përmasa të veçanta

Një peshk i madh i oqeanit i zbuluar pranë ishujve Portugez Azores ka vendosur një rekord të ri botëror për peshën.

Nemani i detit gati 3 tonësh u zbulua më 9 dhjetor 2021 teksa u la i pajetë nga dallgët në brigjet e ishullit Faial të Azores, por peshkatarët vendosën ta çonin në breg në mënyrë që shkencëtarët ta studionin në detaje. Ata kryen një nekropsi dhe përcaktuan se ishte një ekzemplar shumë i rrallë.

Gjatë nekropsit të peshkut gjigant diellor – Mola alexandrini, u konstatua se gjatësia e tij ishte 3.6 metra, dhe pesha e tij ishte rreth 2744 kilogramë. Është ekzaminuar edhe përmbajtja e stomakut, janë marrë mostrat e ADN-së së saj dhe janë dërguar për analiza të mëtejshme. Autori kryesor i studimit, José Nunu Gomes-Pereira, shpjegoi se si peshku i ngordhur ishte dikur një “ekzemplar i mrekullueshëm” dhe shtoi se dukej edhe më i tmerrshëm në ujë./alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *