Vidhet si në filma kasaforta në një kompani në Butel 👇🏻
“Më datë 31.10.2024, rreth orës 03:00 në Shkup, në zonën e Butelit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për Intervenim në SPB-Shkup, kanë privuar nga liria E.A.(18) nga Shkupi, pasi që më parë me një person tjetër me gjësend të fortë kanë thyer xhamin e një filiali të një personi juridik, më pas kanë hyrë brenda dhe kanë marrë kasafortën dhe më pas me motoçikletë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup kanë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe i kanë lokalizuar dy personat teksa ishin duke lëvizur me motoçikletë dhe kur u janë afruar, njëri nga personat e ka hedhur kasafortën në drejtim të automjetit policor. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit tjetër dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.

