Vetura humb kontrollin dhe del nga rruga në fsh.Kalisht

Strugë, 27 korrik 2025 – Më 27 korrik 2025, në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Strugës është raportuar se rreth orës 01:00 në rrugën rajonale në fshatin Kalista të Strugës, një automjet pasagjerësh i markës BMW me targa të Strugës, i drejtuar nga 40-vjeçari R.V. nga fshati Belicë e poshtme, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Shoferi R.V. pësoi lëndime të rënda në aksident, të cilat u diagnostifikuan në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmi” në Ohër.