Vazhdojnë përçarjet në VLEN 👇🏻

Me caktimin e datës së zgjedhjeve komunale dhe me zyrtarizimin e emrave të kandidatëve për kryetar të komunave, në shumë komuna kanë shpërthyer pakënaqësitë me emrat e kandidatëve duke theksuar se disa nga ato kanë qenë pasiv dhe emrat e tyre janë vendosur pa konsultuar masën e gjërl dhe organet partiake.

Përveç Shkupit dhe Kumanovës të cilët dje shpallën pakënaqësitë e tyre, sot pakënaqësi kanë shpallur edhe anëtarësia e LD-së në Studeniçan kundër kandidatit për kryetar komune nga radhët e VLEN.