Valon Syla iu kërkon falje tetovarëve për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”
Syla në emisionin e sotëm “Pastel” u ka kërkuar falje të gjithëve të cilët kanë qenë të ofenduar për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”.
Syla tha se nuk ka pasur për qëllim t’i ofendojë tetovarët, por qëllimi ka qenë të kritikojë veprimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili erdhi në Tetovë dhe me pompozitet promovoi rrugën Tetovë – Prizren.
“Kush është ndjerë i fyer, ju kërkoj falje të gjithë tetovarëve”, tha ai./TV21

