Ushtrim antiterrorizmi në Aeroportin Fiumicino, autoritetet italiane testojnë planet e sigurisë
Në Terminalin 5 të Aeroportit të Fiumicino u zhvillua një ushtrim i gjerë antiterrorizmi dhe mbrojtjeje civile, nën koordinimin e Prefekturës së Romës dhe forcave të policisë.
Në stërvitje morën pjesë institucione të shumta, përfshirë Aeroportin e Romës, ENAC, ENAV, Shtabin e Policisë së Romës, Karabinierët, Gardën e Financës, zjarrfikësit, Autoritetin Portual, stacionin policor të Fiumicinos, Kryqin e Kuq Italian dhe shërbimin emergjent Ares 118.
Sipas gazetës La Repubblica, ushtrimi po kryhet në zonën e Terminalit 5, e cila aktualisht nuk përdoret për pasagjerë, ndaj aktiviteti nuk ndikon në funksionimin e rregullt të aeroportit.
Ky është një test rutinë i parashikuar nga Plani Kombëtar i Sigurisë dhe do të zhvillohet gjatë gjithë ditës pa krijuar pengesa për fluturimet, pasagjerët apo stafin operativ.

