Trump: Kuba po negocion me SHBA-në, marrëveshja mund të arrihet shumë lehtë
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se Kuba është e interesuar të arrijë një marrëveshje me SHBA-në dhe se aktualisht po zhvillohen negociata me administratën amerikane.
Duke folur në takimin “Mburoja e Amerikave” me liderë të Amerikës Latine në Miami, Trump tha se autoritetet kubane po negociojnë drejtpërdrejt me të dhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai shtoi se një marrëveshje me Havanën mund të arrihet “shumë lehtë”.
Trump gjithashtu e përshkroi Kubën si një vend që po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe politike, duke thënë se vendi është “në fund të rrugës”.
Një ditë më parë, në një intervistë për CNN, ai kishte deklaruar se Kuba është pranë kolapsit dhe se ndryshime të mëdha mund të ndodhin së shpejti në vend.
Trump theksoi gjithashtu se Kuba ka përfituar për vite me radhë mbështetje financiare dhe furnizime me naftë nga Venezuela, por sipas tij kjo situatë ka ndryshuar pas ndërhyrjeve të SHBA-së.

