Tragjedi në Strugë, vetëvritet një grua 👇🏻

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Radozhdë të komunës së Strugës, ku një grua i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas të dhënave të MPB-së, viktima është një person i gjinisë femër me inicialet N.H.e lindur në vitin 1972.

Hetimet janë në vijim, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.